Sport

VIDEO/ Për rekord “Guinnes”, futbollisti futet në fushë por del pas 13 sekondash

Futbollisti ishte futur në fushën e lojës pasi disa lojtarë të tjerë ishin të izoluar në karantinë për shkak të COVID-19
Featured image of article: VIDEO/ Për rekord “Guinnes”, futbollisti futet në fushë por del pas 13 sekondash Nomme Kalju dhe Levadia Talin

ESTONI– Ndodh në Estoni. Në ndeshjen e kampionatit elitar mes Nomme Kalju dhe Levadia Talin është regjistuar zëvendësimi më i shpejtë në historinë e futbollit. Pasi kishte hyrë në fushën e lojës nga starti i ndeshjes, 16 vjeçari Sup është zëvendësuar për 13 sekonda nga trajneri i Nome Kalju.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Futbollisti ishte futur në fushën e lojës pasi disa lojtarë të tjerë ishin të izoluar në karantinë për shkak të COVID-19. Ai u zëvendësua nga ukrainasi Vladislav Homutov, pasi në rregullin e ligës estoneze 2 lojtarë duhet të kenë qenë pjesë e akademisë së skuadrës.Sidoqoftë, zëvendësimi nuk pati shumë efekt. Kalju humbi 2-1 dhe përplasja direkte për vendin e dytë u fitua nga Levadia.

E.Ç (Dosja.al)

Shto Koment