Sport

VIDEO/ Pas tre javësh Kumbulla shijon fitoren e parë me Romën, verdhekuqtë mundin minimalisht Udinesen

Feston suksesin e parë si verdhekuq edhe mbrojtësi i Kombëtares Shqiptare Marash Kumbulla, i cili pas debutimit në sfidën ndaj Juventusit ruajti rolin e titullarit edhe ndaj Udineses
Featured image of article: VIDEO/ Pas tre javësh Kumbulla shijon fitoren e parë me Romën, verdhekuqtë mundin minimalisht Udinesen Marash Kumbulla

ITALI-Roma gjen fitoren e parë në Serinë, e cila erdhi nga këmbët e Pedro Rodriguezit, sulmuesit spanjoll i afruar si futbollist i lirë te verdhekuqtë gjatë merkatos së verës. Goli i shënuar nga 33-vjeçari në minutën e 55-të të takimit në transfertë me Udinesen mjaftoi për të përcaktuar fituesin në “Friuli”.

Feston suksesin e parë si verdhekuq edhe mbrojtësi i Kombëtares Shqiptare Marash Kumbulla, i cili pas debutimit në sfidën ndaj Juventusit ruajti rolin e titullarit edhe ndaj Udineses.Në fakt, skuadra friulane i pati mundësitë, sidomos pas pësimit të golit, për ta ndëshkuar Romën, por Okaka, Ouëejan dhe Lassagna nuk patën fatin me vete në finalizim.

 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Një ecuri në ngjitje për Romën, që pas humbjes së rëndë në premierën e Serisë A ndaj Veronës (në tavolinë), barazoi me Juven në “Olimpico”, për të ardhur te kjo fitore me Udinese në transfertë.

E.Ç (Dosja.al)

Shto Koment