Sport

VIDEO/ Partizani merr kryesimin me goleadë, Ilir Daja me mëndjen te derbi: Nuk kam fituar me Tiranën,por do e fitojë me të kuqtë

Partizani fiton bindshëm ndaj Skënderbeut me shifrat 4-0 dhe ngjitet në krye të klasifikimit me pikë të barabarta së bashku me Vllazninë
Featured image of article: VIDEO/ Partizani merr kryesimin me goleadë, Ilir Daja me mëndjen te derbi: Nuk kam fituar me Tiranën,por do e fitojë me të kuqtë Ilir Daja

ELBASAN-Në javën e 5-të të Kategorisë Superiore, Partizani fiton bindshëm ndaj Skënderbeut me shifrat 4-0 dhe ngjitet në krye të klasifikimit me pikë të barabarta së bashku me Vllazninë. Skuadra e Dajës gjeti shumë shpejt golin me të përhershmin Jurgen Bardhi pas vetëm 7 minutash lojë. Në të 21-ën Esat Mala ishte thjeshtë i përkryer teksa realizoi një gol spektakolar me një goditje standarte.




Në fundin e pjesës së parë gjeti golin edhe Lucas Cardoso duke vulosur fitoren e Partizanit pas vetëm 45 minutash. Në fraksionin e dytë kishte vend edhe për finalizimin e Solomon me Dajën që përveç fitores pa tek shënonin edhe të gjithë sulmuesit. Në përfundim të ndeshjes trajneri i Partizanit Ilir Daja u shfaq i kënaqur ndërsa kishte edhe një koment me derbin që do të luhet ditën premte atë ndaj Tiranës.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Na vjen mirë që sot kemi bërë një pjesë të parë nga më të mirat e kampionatit. Kam parë ekipin që ka bërë goxha mirë. Edhe në goditjet standarte ka qenë mirë. Do të doja të njëjtën edhe në pjesën e dytë, por një rezultat i tillë, ndoshta ka edhe pjesë që lojtarët nuk vazhdojnë me motivimin maksimal.

Nuk kemi dëmtime dhe shyqyr që nuk i kemi sepse kontigjenti s’është i plotësuar totalisht. Kemi lojtarë që kur japin maksimumin, vështirë të përballohen. Shkojmë në derbi me një psikologji të mirë, por derbi është derbi. Nuk e kam fituar, por kam humbur vetëm 1. Atë që s’e bëra me Tiranën, do ta bëj me Partizanin që ta shijoj edhe unë një fitore në derbi.” Përfundon Daja.

E.Ç (Dosja.al)

Etiketa:

Shto Koment