Sport

VIDEO/Partizan për turp! E mund edhe Skënderbeu, tani të kuqtë rrezikojnë sezonin

Në sfidën përmbyllëse të javës së 27-të të Superiores, Partizani u mposht 1-2 nga Skënderbeu në “Selman Stërmasi"
Featured image of article: VIDEO/Partizan për turp! E mund edhe Skënderbeu, tani të kuqtë rrezikojnë sezonin Partizani-Skenderbeu

TIRANË-Në sfidën përmbyllëse të javës së 27-të të Superiores, Partizani  u mposht 1-2 nga Skënderbeu në “Selman Stërmasi”, duke u larguar edhe më shumë nga objektivi Europë.

Jo vetëm kaq, pasi me këtë disfatë Partizani është skuadra më e rrezikuar, pas Bylisit, për t’u përballur në play off me ekipin e tretë më të mirë të Kategorisë së Parë.

Mjaftuan vetëm dy minuta shthurje në fundin e pjesës së parë të marrë një humbje që mund të ketë shumë pasoja për objektivat e mbetur të sezonit.

Në minutën e 43-të, Alban Hoxha,portieri I Partizani nuk kontrollon dot  goditjen fluturimthi të Gripshit nga jashtë zonës, me topin që përfundoi në rrjetë.

 

Vetëm një minutë më vonë, Bruno Dita, thuajse në pikën e penalltisë shënoi të dytin, i ndihmuar edhe nga devijimi i një mbrojtësi të kuq.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

 

Gjithsesi, pas shumë përpjekjesh Partizani arriti të shkurtonte diferencën me Ferhatin në minutën e 85-të, por koha e mbetur para se Jorgji të vërshëllente për përfundimin e takimin rezultoi e pamjaftueshme për të shmangur humbjen.

Me këtë sukses Skënderbeu ngjitet i treti, me vetëm 3 pikë më pas se Kukësi, ndërsa Partizanit rrëshqet në vendin e 7-të, me pikë të barabarta me Vllazninë por me golaverazh më të dobët.

 

 

E.Ç (Dosja.al)

Shto Koment