Sport

VIDEO/ Parma e bën të djersijë, por Juventus e përmbys dhe i shënon tre gola

Juventus ia del të fitojë ndaj Parmës me shifrat 3-1 në javën e 32-të të Serisë A
Featured image of article: VIDEO/ Parma e bën të djersijë, por Juventus e përmbys dhe i shënon tre gola Juventus
Përditësuar:

TORINO– Juventus ia del të fitojë ndaj Parmës me shifrat 3-1 në javën e 32-të të Serisë A. Një fitore e rëndësishme për bardhezinjtë që konsolidon pozitat në klasifikim. Një takim që nuk nisi mirë për Juventusin pasi miqtë shënuan të parët në avantazh në minutën e 25-të me anë të Brugman.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Juventus barazoi shifrat me Alex Sandron në minutën e 43-të. Megjithatë në pjesën e dytë, ishte pikërisht mbrojtësi brazilian që përmbysi rezultatin, ndërsa De Ligt shënoi golin e tretë për të vulosur suksesin 3-1 që afron bardhezinjtë me 1 pikë me Milanin e vendit të dytë.

E.Ç (Dosja.al)

Etiketa:

Shto Koment