DiasporaRajoniVirale

“Pandemia, pandemia…”, rrëfimi i sinqertë i skulptorit që ‘shpërfytyroi’ Skënderbeun: Jam krenar për veprën, ishim 6 muaj me vonesë edhe…

VIDEO
Skulptori Sinan Alija në një intervistë para se në rrjet të niste "masakra" me komente për "shpërfytyrimin" e pamjes së Gjergj Kastriot Skënderbeut dhe Adem Jasharit, thotë se pandemia ka ndikuar edhe në afatet e realizimit të veprave... Të ketë ndikuar edhe në cilësi? 
Featured image of article: “Pandemia, pandemia…”, rrëfimi i sinqertë i skulptorit që ‘shpërfytyroi’ Skënderbeun: Jam krenar për veprën, ishim 6 muaj me vonesë edhe… Skulptori Sinan Alija

TIRANË– Sinan Alija është skulptori që ka krijuar në bronz Heroin tonë Kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeun apo Komandantin e UCK-së, Adem Jashari… Por bashkë me këto vepra edhe një valë polemike në rrjet për cilësinë e realizimit dhe jo vetëm.

Disa komentuesë në rrjetet sociale në kanalet e Dosja.al dhe jo vetëm e krahasuan skulpturën e Skënderbeut me një pacient “COVID”, për shkak të fytyrës së tërhequr dhe të dobësuar që shihet në skulpturë, në dallim nga imazhi i përfytyruar për të gjithë shqiptarët i Heroit Kombëtar, me kalin e tij dhe prazmoren e artë.

Por Sinan Alija thotë se është i lumtur që ishte ai artisti që u zgjodh për të bërë këto vepra.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al


Para se në rrjet të niste “gurguleja”, në një intervistë për mediat kosovare ai thoshte  se “Ka qenë kënaqësi e madhe. Jam krenar që u bëra pjesë e iniciatës dhe organizimit. Puna ka shkuar vonë për shkak të pandemisë, pandemia e shtyu, dhe datat, në këtë rast e pamë të arsyeshme në 28 nëntor ta nxirrnim. Ka 6 muaj që u shty afati”. 

Duket se pandemia ka ngutur artistin dhe organizatorët të përfundonin punë shpejt e shpejt me skulpturën dhe rezultati tashmë dihet.

(F.g/dosja.al)

Shto Koment