Sport

Pamje të rënda të dëmtimit të futbollistit të Tiranës

VIDEO
Gjatë një dyluftimi mesfushori Gyamfi bie keq në fushë dhe dëmtohet rëndë, duke u transportuar me ambulancë në spital
Përditësuar:

SHKODER – Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në “Loro Boriçi”, duke tronditur kampin bardheblu dhe atë shkodran, pasi Gyamfi në një kërcim në pjesën e dytë, ka rënë me kokë në tokë. Madje nga pamjet u pa që kemi të bëjmë me një dëmtim të rëndë. Menjëherë iu dha ndihma e parë në fushë dhe mesfushori bardheblu u nis drejt spitalit të qytetit të Shkodrës…

Më poshtë edhe video gjatë dyluftimit të Gyamfit, me një nga kundërshtarë dhe rënia që solli dëmtimin e rëndë…

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Pas ndeshjes, trajneri Nevil Dede, u pyet nga të ftuarit në emisionin “Gol pas Goli”, për gjendjen shëndetësore të mesfushorit të Tiranës. Trajneri kryeqytetas u shpreh se mesfushori është përmendur dhe është jashtë rrezikut nën kujdesin e mjekëve.

B.T (Dosja.al)

Shto Koment