
GREQI-Një video e pahijshme, ku tregohet një prift që është duke abuzuar me një fëmijë të mitur është bërë publike në mediat greke.
Video fillimisht është publikuar në astinomiko.gr, aty shihet prifti, i cili bashkë me djalin e vogël, që raportohet të jetë me origjinë arabe, futet në një cep të një rruge dhe më pas prifti i prek organin gjenital. Ky veprim ka zgjatur, derisa janë dëgjuar hapat e kalimtarëve. Sekonda më vonë, video tregon kalimtarin që kalon përpara kamerës dhe pak më vonë të riun që ndjek priftin. Gjithçka është filmuar nga kamerat e sigurisë në rrugë.
Video e plotë:
Ekipi i astinomiko.gr vendosi ta publikoi këtë material, për të ndërgjegjësuar qytetarët që mund të shohin të tilla situata dhe t’i raportojnë.
(k.a/dosja.al)