Aktualitet

Video/ Pamje nga kamerat e sigurisë, shikoni si gruaja nga Tirana vjedh lekët në supermarket

Kamerat e sigurisë kanë filmuar momentin kur gruaja vjedh paratë në supermarket, një veprim gjakftohtë përballë shitëses.

TIRANË– Emisioni “Stop” në Tv Klan ka denoncuar vjedhjen e disa parave mbi banakun e një supermarketi.

Kamerat e sigurisë kanë filmuar momentin kur gruaja vjedh paratë në supermarket, një veprim gjakftohtë përballë shitëses.

Paratë ishin lënë mbi banakun e supermarketit nga një kamarier, i cili i kërkoi shitëses që t’i thyente paratë. Por, teksa mori lekët e thyera nga arkëtarja, klientja që ndodhej aty pranë u afrua dhe mori me gjakftohtësi lekët mbi banak përpara syve të shitëses.

Pasi bëri pagesën për produktet që kishte blerë, u largua. Vetëm pas kësaj, shitësja zbuloi se i mungonin paratë. Kur pa kamerat e sigurisë, zbuloi skemën që kishte ndodhur përpara syve të saj.

Marrë nga TV Klan

(f.m/dosja.al)

Shto Koment