Përditësuar:
SHKODËR– Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) ka publikuar një video që tregon një qytetar duke vjedhur energji elektrike në qytetin e Shkodrës.
Sipas OSHEE, video është regjistruar në Shkodër. Specialistët e zonës kanë filmuar qytetarin, i cili sapo i shikon nxiton të heq kallamin që kishte lidhur në telat e korentit.
“Abonenti kapet duke vjedhur energji elektrike”, shkruan OSHEE dhe ndan videon e mëposhtme.
Nuk dihet nëse qytetari është filmuar nga fqinjët e tij apo nga ndonjë operator i OSSHE-së, por ajo që duket është fakti se OSHEE ka nxituar për të linçuar publikisht qytetarin, në vend që të zbatojë ligjin për shkelje të tilla.
(a.b;f.g/dosja.al)
Shumë mirë kanë bërë që e kanë filmuar.Ndoshta funksionon limcimi se sa për ligj në nuk pyesim.Paska faj OSHE që lincon qytetarin dhe jo qytetari që vjedh…Po lërini këto gjëra se ju bie vlera si portal.Deri tani ishit serioze por me këto që shkruani po humbni vlerat