Bota

ME VIDEO/ Nuk ndalin protestat në Bjellorusi, Polcia arreston 300 persona, pamjet nga situata

Shumica e arrestimeve ndodhën në kryeqytetin Minsk, por gjithashtu pati arrestime edhe në Brest, Hrodno, Barauliany dhe qytete të tjera.
Featured image of article: ME VIDEO/ Nuk ndalin protestat në Bjellorusi, Polcia arreston 300 persona, pamjet nga situata Foto ilustruese

BJELLORUSI-Protestat kundër presidentit Aleksandër Lukashenko nuk kanë ndaluar. Sipas mediave të huaja, më shumë se 300 protestues kanë rënë në pranga e policisë në Bjellorusi, pasi morën pjesë në protestat masive.

Shumica e arrestimeve ndodhën në kryeqytetin Minsk, por gjithashtu pati arrestime edhe në Brest, Hrodno, Barauliany dhe qytete të tjera.

Sakaq, zëdhënësja e ministrisë, Volha Chamadanava, ka konfirmuar se forcat e sigurisë kanë përdorur mjete speciale kundër protestuesve, si granata dhe gaz lotsjellës.

Video e protestuesve:

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al


Bjellorusia po përballet me protesta të vazhdueshme që prej datës 9 gusht u në zgjedhejt presidenciale Lukashenko ka fituar një mandat të gjashtë presidencial. Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian nuk e kanë njohur rizgjedhjen e Lukashenkos. Opozita, e cila beson se kandidatja Svyatlana Tsikhanouskaya ishte fituesi e vërtetë e zgjedhjeve, ka bërë thirrje për dorëheqjen e Lukashenkës, lirimin e të gjithë të burgosurve politikë dhe zgjedhje të reja presidenciale.

(k.a/dosja.al)

Shto Koment