Sport

VIDEO/ Nuk kishte ndodhur prej vitesh, Borussia Dortmund pëson 5 gola nga ekipi që vjen nga Bundesliga 2

Në javën e 11-të të Bundesligës gjermane, verdhezinjtë mposhten 1-5 nga Stuttgart. Në 5 ndeshjet e fundit gjermanët numërojnë vetëm 1 fitore, ndërsa shihet se u mungon goli
Featured image of article: VIDEO/ Nuk kishte ndodhur prej vitesh, Borussia Dortmund pëson 5 gola nga ekipi që vjen nga Bundesliga 2 Borussia Dortmund-Stuttgart

GJERMANI– Nuk kishte ndodhur prej vitesh që Borussia Dortmund të pësonte 5 gola në “Signal Iduna Park”. Në javën e 11-të të Bundesligës gjermane, verdhezinjtë mposhten 1-5 nga Stuttgart. Në 5 ndeshjet e fundit gjermanët numërojnë vetëm 1 fitore, ndërsa shihet se u mungon goli. Dortmund ka krijuar varësi nga “djaloshi magjik“, Erlind Haland, i cili prej disa kohësh nuk mund të luajë në fushë për shkak të një dëmtimi.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ekipi që sezonin e shkuar ishte pjesë e Bundesliga 2 ka mposhtur me shifrat 1-5 verdhezinjtë, të cilëve u mungoi shumë talenti i tyre norvegjez në zonën kundërshtare për të bërë atë që ai di të bëjë më mirë, të tundë rrjetën me golat e tij.

E.Ç (Dosja.al)

Shto Koment