Sport

VIDEO/ Nuk ka Europë për Tiranën, përveç disfatës nga Young Boys, bardheblutë humbasin edhe 4 milionë euro

Tirana u mund me rezultatin e thellë 3-0 nga zviceranët e Young Boys në sfidën e vlefshme për turin Play Off të eliminatoreve
Featured image of article: VIDEO/ Nuk ka Europë për Tiranën, përveç disfatës nga Young Boys, bardheblutë humbasin edhe 4 milionë euro Tirana

ZVICËR-Merr fund ëndrra e Tiranës për t’u kualifikuar për herë të parë në histori në grupet e Ligës së Europës, pasi u mposhtën me rezultatin e thellë 3-0 nga zviceranët e Young Boys në sfidën e vlefshme për turin Play Off të eliminatoreve.Sfida u zhbllokua në minutën e 42-të, kur pas disa gabimesh në sulm, zviceranët zbritën sërish nga krahu dhe këtë herë Fassnacht u fut mes Vangjelit e Ismailgecit dhe u koordinua saktë me kokë, duke dërguar topin në rrjetë.

Pjesa e dytë nis me të njëjtin ritëm, ndërsa në minutën e 52-të Young Boys gjen edhe golin e dytë me sulmuesin Nsame.Në minutën e 64-t është sërish Nsame që shënon golin e tretë për zviceranët, pasi shërbehet në qendër në zonës, por aksioni nisi nga një pozicion jashtë loje i futbollistëve të Young Boys, që nuk u akordua nga arbitrat rusë.

Shpresat për bardheblutë mbaruan në minutën e 67’, kur fantazisti argjentinas Agustin Torassa mori edhe kartonin e dytë të verdhë për një faull në gjysmëfushën e Tiranës dhe la skuadrën e tij me 10 futbollistë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Futbollistët bardheblu u panë të dorëzuar dhe në pritje të vërshëllimës finale për fundin e ndeshjes, e cila erdhi dhe solli fundin e aventurës europiane të kryeqytetasve. Nëse Tirana do të arrinte të kalonte këtë tur, si shpërblim nga UEFA do të përfitonte 4 milionë euro.

E.Ç (Dosja.al)

Një Koment në “VIDEO/ Nuk ka Europë për Tiranën, përveç disfatës nga Young Boys, bardheblutë humbasin edhe 4 milionë euro

  1. Jemi te vetmit ne bot qe pa fillu neshja si ne kombetare si me klubet deklarojm me te madhe Do Fitojm …e pastaj ne te gjitha rastet humim e rrim si muta kur maro neshja ..e gjejme fajtor per humjen ..dje pam Tironen ekip ku cdo lojtar bente …Mesin..secili per hesap tvet …duket dora Trainierit ..Tirones i duhet trainer alla Gatuzzo ..qe ti hy lojtareve me Shpulla ..

Shto Koment