Showbiz

VIDEO/ “Nuk i du hiç brekët”, çfarë i thotë Rama në vesh tropojanit, dalin pamjet e filmit ku luan kryeminsitri

Nga të gjitha batutat, dëgjohen ato të vetë aktorit Ermal Mamaqit, Enca Haxhiut. Në një pjesë të videos shfaqet edhe vetë Rama që shprehet: Me thënë të drejtën nuk i dua hiç brekët!
Featured image of article: VIDEO/ “Nuk i du hiç brekët”, çfarë i thotë Rama në vesh tropojanit, dalin pamjet e filmit ku luan kryeminsitri Edi Rama ne film

TIRANË– Aktori Ermal Mamaqi ka publikuar trailerin e filmit “I love Tropoja”, pjesë e të cilit është bërë edhe kryeministri Edi Rama. Në videon e publikuar në Insatgram shihen disa nga pjesët më kryesore të filmit që është xhiruar në Tropojë, në qytetin verior të Shqipërisë.

Nga të gjitha batutat, dëgjohen ato të vetë aktorit Ermal Mamaqit, Enca Haxhiut. Në një pjesë të videos shfaqet edhe vetë Rama që shprehet: Me thënë të drejtën nuk i dua hiç brekët!

Me paruke në kokë dhe me sytë me lente, këto fjalë kryeministri ia thotë në vesh një burri nga veriu i Shqipërisë.

Pak ditë më parë, Mamaqi publikoi një tjetër video nga ky film. Kryeministri Rama teksa ishte në rolin e tij shihej me disa femrave në strip club ndërsa në një pjesë tjetër shfaqet duke u zënë me disa persona në një kazino.

Sipas pamjeve, në këtë film nuk mungojnë as armët dhe as patrullat e policisë.

(f.m./dosja.al)

Shto Koment