
ITALI– Napoli kalon në çerekfinalen e Kupës së Italisë. Në stadiumin “Maradona” ekipi napolitana ia doli të fitojë me shifrat 3-2 përballë Empolit që këtë sezon militon në Serie B. Dy herë arriti Empoli të barazonte rezultatin me shqiptarin me pasaportë zvicerane Nedim Bajrami (33’ dhe 68’), pasi për napolitanët shënuan fillimisht Di Lorenzo (18’) e më pas Lozano (38’).
Gjithsesi, në minutën e 77-të Napoli gjeti golin fitues dhe të kualfikimit, që u realizua nga Petagna. Amir Rrahmani luajti pwr 90 minuta,ndërsa Hysaj qëndroi gjatë gjithë kohës në stol. Tani Napoli pret në fazën tjetër fituesin e çiftit Spezia-Roma.
E.Ç (Dosja.al)