Bota

VIDEO/ Pasi u zhduk nga SHBA-ja një objekt i veçantë zbulohet në Rumani, mister krijimi i tij

Sipas mediave, objekti u gjet në qytetin Piatra Neamţ në Rumani, më 26 nëntor, në një nga malet më të famshme të vendit, Masivin Ceahlău. Ai është 4 metra i gjatë dhe ka një stil arkeologjik të veçantë.

RUMANI-Një skulpturë misterioze metalike është gjetur në Rumani. Ndërkohë një skulpturë e tillë është parë dhe më herët në një shkretëtirë në Utah të Shteteve të Bashkuara, por pas disa ditësh ajo u zhdukë.

Sipas mediave, objekti u gjet në qytetin Piatra Neamţ në Rumani, më 26 nëntor, në një nga malet më të famshme të vendit, Masivin Ceahlău. Ai është 4 metra i gjatë dhe ka një stil arkeologjik të veçantë.

“Ne jemi duke shqyrtuar pamjen e çuditshme të objektit.  Ai ndodhet në një pronësi private, por ende nuk e dimë kush e zotëron atë. Ndodhet në një zonë të mbrojtur në një vend arkeologjik,”- ka thënë një zëdhënës i Ministrisë së Kulturës së vendit.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Video e plotë: 

Të dy strukturat duket se janë vendosur qëllimisht, por origjina dhe qëllimi i tyre mbeten një mister. Disa e konsiderojnë atë si një krijim të veçantë artistike, ndërsa të tjerët duke përdorur imagjinatën kanë thënë se mund të jetë sjellë nga alienët.

(k.a/dosja.al)

Shto Koment