Sport

VIDEO/ Nga ferri në parajsë,Uzuni bën heroin e Ferencvarosit, eliminon Dinamon e Zagrebit nga Championsi

në të 65-ën sulmuesi me një shpërthim që nga mesfusha e përballë portierit Livakovic nuk gaboi, 2-1
Featured image of article: VIDEO/ Nga ferri në parajsë,Uzuni bën heroin e Ferencvarosit, eliminon Dinamon e Zagrebit nga Championsi Myrto Uzuni

HUNGARI-Myrto Uzuni, nga “ferri” në “parajse”. Sulmuesi i Kombëtares Shqiptare nxjerr janë Champions League-s, në raundin e tretë eliminator, Dinamon e Zagrebit, pasi shënoi golin e fitores 2-1 të skuadrës së tij, Ferencvaros (Hungari), përballë kampionëve të Kroacisë.

 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Në fakt, 25-vjeçari nga Berati, kishte realizuar autogol në minutën e 23-të, duke barazuar shifrat në 1-1 (kampionët e Hungarisë kaluan në epërsi që në minutën e 2-të me Lovrencsics), por në të 65-ën shleu gabimin me një shpërthim që nga mesfusha e përballë portierit Livakovic nuk gaboi, 2-1. Për rreth gjysmë ore lojë Dinamoja e Zagrebit bëri gjithçka për ta barazuar takimit, por e pati të pamundur, me Ferencvaroshin që iu gëzua kualifikimit falë kontributit të sulmuesit kuqezi.

E.Ç (Dosja.al)

Shto Koment