Politike

‘Në shtator protesta popullore’, gënjeshtra e Bashës me banorët e Astirit: Këto s’janë fjalë në erë (VD)

Në muajin gusht, Basha në prani të shumë ish-deputetëve të PD-së dhe të LSI-së u premtoi banorëve të Astirit se muaji shtator do ta gjente me protesta të shumta popullore, në mbrojtje të banorëve të Unazës së Re, që protestojnë kundër shembjes së banesave të tyre.
Përditësuar:

TIRANË– Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha firmosi një marrëveshje me banorët e zonës së “Astirit” (Klikoni këtu për ta lexuar), me anë të së cilës u premtonte mbështetje të plotë kundër projektit të Unazës së Madhe.

Në muajin gusht, Basha në prani të shumë ish-deputetëve të PD-së dhe të LSI-së u premtoi banorëve të Astirit se muaji shtator do ta gjente me protesta të shumta popullore, në mbrojtje të banorëve të Unazës së Re, që protestojnë kundër shembjes së banesave të tyre.

Para nisjes së shtatorit të protestave popullore dhe të dialogut kombëtar dhe të platformës kombëtare të Shqipërisë së gjithë Evropa ta nisim me nënshkrimin e kontratës me banorët e Unazës së Re. Jo fjalë në erë për të vënë në vend drejtësi dhe për të vendosur padrejtësinë, para ligjit që në momentin  e parë kur shqiptarët do të na besojnë drejtimin e vendit. Unaza e re jo vetëm nuk u përkul nuk u tremb por qëndroi fort dhe përmes qëndresës zbuloi skandalin,“- tha Basha teksa theksonte fuqishëm që këto nuk ishin thjesht fjalë.

Kontrata theksonte gjithashtu se gjashtë muaj pas ardhjes së PDsë në pushtet, të gjithë banorët e Astirit që kishin humbur shtëpitë e tyre, do të dëmshpërblehen me vlerën e tregut.

Ndërsa në pikën e fundit të kontratës, Basha angazhohet se do të ndëshkojë çdo akt korruptiv me Unazën e Re.

Por jemi në muajin nëntor, dy muaj e gjysmë pas premtimeve të mëdha të kryedemokratit dhe Basha, ditën që banorëve të Asirit u mbërriti IKMT-ja për të shembur 33 banesa, u kujdes që të mos shkonte pranë tyre.

Premtimet rezultuan vetëm fjalë dhe flusska boshe, pasi pas dorëzimit të banorëve dhe pasi IKMT-ja kishte nisur me shembjen e objekteve, në Astir mbërritën Klevis Balliu, Edi Paloka, Flamur Noka dhe Oriola Pampuri. Kur u pyet nga gazetarët për mos prezencën e tij, Balliu u justifikua me faktin që kishte ardhur para orës pesë në zonën e Unazës së Madhe por që kishte lëvizur pak.

Madje shtoi se të gjithë banorët e Astirit që kanë mbetur pa shtëpi, derën e ish-deputetit e kanë hapur.

Sot Basha, teksa ka kaluar ora 12:00 është kujtuar që të bëjë reagimin e tij të oarë pas përplasjeve të banorëve të Astirit me policinë. Duke qenë se humbi aksionin e IKMT-së, kryedemokrati do të shkojë të vizitojë të lënduarit në Spitalin e Traumës, ku ndodhen të shtruar banorët që u plagosën gjatë përplasjeve.  

(f.m/dosja.al)

Shto Koment