"Je dele e Edi Ramës"/ Plas debati te "Ligjet", Gogu-Dogjanit: Mos më dhuno
18 Mars, 14:51
Kundër aktit normat...
Ekonomi
Mohammed Alabbar për CNN: Porti i Durrësit më i madhi në Adriatik
1 Maj 2021, 08:38Nga f.g
TIRANË- Mohamed Alabbar, themeluesi i kompanisë EMAAR ka folur në një intervistë për CNN ku flet për investimin prej 2 miliardë euro që do të zhvillojë në Portin e Durrësit. Në intervistën me CNN, Alabbar thotë se Shqipëria është “Evropa e re”. Ai e quan ëndërr investimin në portin e Durrësit dhe thotë se treguesit e deritanishëm janë pozitivë.
Investimi i parashikuar në Portin e Durrësit, parashikon rijetëzimin dhe transformimin e Portit të Durrësit në një port turistik, i cili do të ketë marinë detare dhe vend për jahte, një terminal parasgjerësh dhe ndërtesa tregtare. Punimet pritet të nisin shumë shpejt dhe do të përfundojnë brenda 6 vitesh.
Mohamed Alabbar: Europa e Re më tërheq shumë por te Shqipëria unë e shoh se ç’po ndodh me qeverinë sa fort po përpiqet që ta çojë vendin përpara dhe dua të bëhem i pari që shkoj atje. Të gjithë indikatorët janë atje, turizmi, ti mund të gjesh një vijë bregdetare të mrekullueshme.
Ti po thua se je i tërhequr nga Europa e Re dhe të gjithë u surprizuan kur Emiratet e Bashkuara Arabe bëri një investim madhështor në Serbi në Beograd dhe funksionoi, dhe kjo është investimi i dytë që do bëni, kështu e shihni?
Po, dhe që atëherë kam qenë nëpër të gjitha këto vende, ka rritje të madhe ekonomike, fuqi punëtore të mrekullueshme, qeveritë punojnë natë e ditë që të bëhen pjesë e Evropës së Vërtetë.
Pra, ti sheh që Shqipëria ka reputacion të keq për korrupsion, trafik qeniesh njerëzore, trafik droge, kjo nuk të shqetëson?
Jo, fatkeqësisht Shqipëria i kishte në të shkuarën për shkak të qeverisjes në vitet 90 dhe ata largohen prej asaj. Por mendoj se janë atje. Të gjithë indikatorët janë pozitivë. Prandaj jam duke bërë një projekt të këtyre përmasave dhe jam i lumtur që jam i pari.
Është interesante sepse ata pësuan një tërmet shkatërrues në 2019 që përfshinë edhe zonën përreth portit. Mendoni se kjo është një mundësi për të rindërtuar vendin?
Sigurisht, që rindërtimi është duke u zhvilluar dhe ne shpresojmë të kontribuojmë jo vetëm në rindërtim po të vendosim Shqipërinë në hartë, të ftojmë investitorë të tjerë bashkë me ne. Duam të kontribuojmë dhe të bëhem qytetarë të mirë, të theksojmë rëndësinë e këtij vendi, të qeverisë të njerëzve.
Ky është një investim i madh disa mijëra metra katrorë, do ketë apartamente hotele, ky model nga Dubai, a mund të transferohet në një vend tjetër si Shqipëria?
Unë e kam bërë në disa vende të tjera por i fundit ishte në Serbi ku duhet të mbulohej stacioni i trenit, bëra të njëjtin në disa vende të tjera. Unë besoj se nëse i bën gjerat me të mirë, ti duhet të kesh partnerët e duhur. Të ndërtosh marinën më të madhe në Adriatik, në Durrës me 12 mijë apartamente, hotele dhe restorante qendra tregtare. Për mua është si një ëndërr të shkoj në Durrës.
(F.g/dosja.al)
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
TIRANË- Kriza e COVID-19 shkaktoi një dëm të rëndë për të gjitha ekonomitë e Ballkanit Perëndimor në vitin 2020.Aktiviteti ekonomik u ndërpre rëndë nga mas...
TIRANË– Data sot shënon 1 maj, dita e njohur si Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve, që ka lindur si pasojë e luftës së këtyre të fundit, për të kërkuar të dre...
Kreditimi për ekonominë u rrit ndjeshëm në muajin mars. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, kredia e re arriti vlerën e 22.3 miliardë lekëve, vlerë kjo dy ...
Kursimet e bizneseve dhe individëve kanë arritur një rekord të ri në muajin mars, ndonëse ritmet e rritjes janë ngadalësuar në krahasim me vitin e kaluar, kur k...
Instituti për Studime Ekonomike Ndërkombëtare i Vjenës përllogariti se nga viti 2010 deri në vitin 2019 janë larguar nga Shqipëria në emigracion rreth 499 mijë ...
TIRANË– Fundjavën e fundit të muajit prill, kriptomonedha më e famshme në botë, Bitcoin dhe homologët e saj pësuan rritje të vrullshme ndonëse tregu ...
Pas publikimit në Monitor.al të konkluzioneve të vendimit në fjalë, për mbylljen e hetimit ndaj bankave, me disa kushte dhe detyrime, Autoriteti i Konkurrencës ...
TIRANË -Kompanitë e sigurimit kanë paguar në tremujorin e parë të këtij viti 17 milionë euro për dëmet.Të dhënat zyrtare të Autoritetit të Mbikëqyrjes Fina...
Individët rezidentë në Republikën e Shqipërisë, të cilët gjatë vitit 2020 kanë realizuar të ardhura, nga të gjitha burimet, brenda dhe jashtë Shqipërisë, në shu...