Sport

VIDEO/ Në rrugët e Cardiff-it dëgjohet himni shqiptar, Reja bën dirigjentin ndërsa lojtarët praktikojnë… zërin

Krahas seancave stëvitore kuqezinjtë kanë pasur edhe disa orë relaksi dhe për këtë ka menduar tekniku italian
Featured image of article: VIDEO/ Në rrugët e Cardiff-it dëgjohet himni shqiptar, Reja bën dirigjentin ndërsa lojtarët praktikojnë… zërin Shqipëria

UELLS– Në ditën e tretë të përgatitjeve në Cardif për miqësoren me Uellsin në datë 5 qershor, trajneri i përfaqësueses, Edy Reja po i jep dorën e fundit përgatitjeve, duke filluar që nga përgatitja teknike e deri në atë mentale.

Megjithatë, krahas seancave stëvitore kuqezinjtë kanë pasur edhe disa orë relaksi dhe për këtë ka menduar tekniku italian. Sikurse duket edhe në videon e shpërndarë nga FSHF, kombëtarja ka marrë rolin e një kori orkestre, me dirigjent trajnerin Reja.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Prova që duhet kaluar është këndimi i himnit kombëtar. Sukses i plotë i grupit kuqezi, bashkë me dirigjentin Reja. Karikimi i duhur para përballjes me Uellsin, më 5 qershor, në “Cardiff City Stadium”, ora 17:00.

E.Ç (Dosja.al)

Shto Koment