
GJIROKASTËR– 43 vite pas vizitës së diktatorit Enver Hoxha në vendlindjen e tij, në qytetin e Gjirokastrës, kënga origjinale e kënduar nga Grupi i të rinjve është ripërpunuar kësaj here për kryeministrin Edi Rama.
Në një video të publikuar nga Balkanweb, kryeministri Edi Rama është pritur me këngën në nder të tij, në Qafën e Pazarit.
Këngëtarja Juli Çenko dhe grupi Ergjëria i kanë kënduar këngën Ramës, ku një nga vargjet thuhet: Mirë se erdhe Edi Rama.
Rama e ka pritur me modesti krijimin në nder të tij, duke i falenderuar “thatë”: Jo mo jo, faleminderit!
Për më shumë ndiqni dy krijimet dhe gjeni ngjashmërinë:
Kënga për Edi Ramën:
Kënga për Enver Hoxhën:
(F.g/dosja.al)