Sport

VIDEO/ Erdhi me bujë në Turqi,gazetarët ngatërrojnë futbollistin dhe intervistojnë kalimtarin

Gazetarët u vërsulën për t’i marrë intervistë,por në vend që të intervistonin futbollistin e ngatërruan me një kalimtar
Featured image of article: VIDEO/ Erdhi me bujë në Turqi,gazetarët ngatërrojnë futbollistin dhe intervistojnë kalimtarin Benik Afobe
Përditësuar:

TURQI– Një episod komik ka ndodhur në Turqi aty ku skuadra e Trabzonspor ka zyrtarizuar afrimin e ri që mban emrin e Benik Afobe. Kongolezi ka mbërritur në aeroport dhe aty e kanë pritur gazetarë të mediave lokale.

Pikërisht këtu është krijuar edhe një situatë komike. Gazetarët u vërsulën për t’i marrë intervistë,por në vend që të intervistonin futbollistin e ngatërruan me një kalimtar i cili u habit nga ajo që i ndodhi. Ky i fundit i bëri me shenjë gazetarëve se lojtari ishte pas tij, me futbollistin që refuzoi të fliste. Ndoshta lojtari u ndje i ofenduar nga pritja që i bënë gazetarët.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

E.Ç (Dosja.al)

Shto Koment