
UZBEKISTAN– Ndeshja mes Neftchi Fergana e Turon Yaypan për Kategorinë e Parë në Uzbekistan prodhoi dhunë në përfundim të takimit. Dy skuadrat luanin për një vend në Superligë ndërsa ishte ekipi i Turon që fitoi 1-0.
Pas humbjes, lojtarët e Neftchi të gjithë furinë e shfrynë te arbitri i ndeshjes. Një nga futbollistët shihet që merr një vrull të gjatë para se të lëshohet në një goditje të rëndë me shkelm ndaj arbitrit, i cili emërohej nga mediat vendase si Shavkat Nasibullayev.
Gjyqtari shihet që bie duke u rrokullisur në bar para se të ngrihet përsëri dhe të vazhdojë rrugën e ikjes.Tifozët gjithashtu shihen që zbresin në fushë, në një sfond të qeshruash dhe nxitjesh për dhunë nga shkallët e stadiumit.
E.Ç (Dosja.al)