Sport

VIDEO/ NDËRHRYJE HORROR!!! Futbollisti i Tiranës shemb në tokë Çinarin, dy stafet hyjnë në fushë

Në dallim nga derbet e sezoneve të fundit, ky i sotmi ka një rëndësi dhe dukuri të veçantë, pasi si rrallëherë në edicionet e shkuara, të dyja ekipet luftojnë për objektiva madhorë.
Featured image of article: VIDEO/ NDËRHRYJE HORROR!!! Futbollisti i Tiranës shemb në tokë Çinarin, dy stafet hyjnë në fushë Partizani-Tirana

TIRANË-Ka startuar në orën 19:00, në “Air Albania”, derbi i kryeqytetit mes Partizanit dhe Tiranës, i vlefshëm për javën e 33-të të Kategorisë Superiore. Në dallim nga derbet e sezoneve të fundit, ky i sotmi ka një rëndësi dhe dukuri të veçantë, pasi si rrallëherë në edicionet e shkuara, të dyja ekipet luftojnë për objektiva madhorë.

Kështu që, përballja e sotme mes dy rivalëve historikë të kryeqytetit mund të quhet fare mirë edhe si derbi i së vërtetës.

MINUTA 15’- Sulmuesi i Tiranës Danso, tenton portën por ndalet nga mbrojtja e Partizanit, futbollisti bardheblu pretendon për prekje të topit me dorë

MINUTA 32’- Çinari gjen rrugën e rrjetës, por goli anulohet për pozicion jashtë loje, nga anësori Myftari.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

MINUTA 45′- Momente tensioni në fushë e lojës, pas ndërhyrjes së rrezikshme të Dansos ndaj Çinarit. Futbollisti i Tiranës ndëshkohet me karton të verdhë.

E.Ç (Dosja.al)

Etiketa:

Shto Koment