Sport

VIDEO/ Napoli po luan në Europa League, ndërkohë stadiumi po “digjet” në nderim të Maradonës

Mijëra napolitanë u grumbulluan përreth stadiumit, ndërsa menjëherë pasi në fushë u mbajt një minutë heshtje në nderim të kujtimit të Maradonës, jashtë shpërtheu një kor i jashtëzakonshëm duartrokitjesh
Featured image of article: VIDEO/ Napoli po luan në Europa League, ndërkohë stadiumi po “digjet” në nderim të Maradonës Stadiumi i Napolit

ITALI-Napoli po luan ndaj Rijekës, përballje kjo e vlefshme për Europa League. Askush nuk e ka mëndjen te ndeshja kur idhulli i tyre Diego Armando Maradona nuk jeton më. Në nderim të ish-futbollistit argjentinas, tifozët u mblodhen përreth stadiumit për të bërë homazhe për njeriun që shkroi historinë me fanellën e klubit dhe që u nda nga jeta një ditë më parë.

Mijëra napolitanë u grumbulluan përreth stadiumit, ndërsa menjëherë pasi në fushë u mbajt një minutë heshtje në nderim të kujtimit të Maradonës, jashtë shpërtheu një kor i jashtëzakonshëm duartrokitjesh. Nuk munguan flakadanët, brohorimat dhe kënga tashmë e famshme “Ho visto Maradona” (Kam parë Maradonën), që u këndua në kor nga të gjithë të pranishmit përreth stadiumit.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Menjëherë pas vdekjes së tij, me nismën e presidentit të Napolit Aurelio De Laurentiis dhe miratimin e menjëhershëm të autoriteteve lokale të qytetit, nisën procedurat për ndryshimin e emrit të stadiumit nga “San Paolo” në “Maradona”

E.Ç (Dosja.al)

Etiketa:

Shto Koment