Sport

VIDEO/ Napoli bën “poker” për të nderuar Maradonën, Roma është e pafuqishme përballë skuadrës së Gattusos

Napoli e nderon në mënyrën më të mirë të mundshme figurën e Diego Armando Maradonës, në sfidën e parë në Serie A pas ndarjes nga jeta të legjendës argjentinase
Featured image of article: VIDEO/ Napoli bën “poker” për të nderuar Maradonën, Roma është e pafuqishme përballë skuadrës së Gattusos Lorenzo Insigne

NAPOLI-Në javën e 9-të të Serie A, Napoli merr një fitore të rëndësishme përballë Romës me shifrat 4-0. uke u shkaktuar humbjen e parë në fushë gjatë këtij sezoni verdhekuqëve dhe duke i barazuar në renditje në kuotën e 17 pikëve. Në një sfidë ku Roma kishte shumë mungesa në mbrojtje, Napoli arriti ta zgjidhte thjeshtë.

Lorenzo Insigne me një supergol nga goditja standarte në minutën e 30-të hapi serinë e golave, një gol të cilin kapiteni i Napolit ja dedikoi Maradonës. Në të 65-ën të kaltrit dyfishuan shifrat me një gol të bukur të Fabian Ruiz, ndërsa në minutat e fundit kishte kohë edhe për dy gola të tjerë të realizuar nga Mertens dhe Politano.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Napoli e nderon në mënyrën më të mirë të mundshme figurën e Diego Armando Maradonës, në sfidën e parë në Serie A pas ndarjes nga jeta të legjendës argjentinase.

E.Ç (Dosja.al)

Etiketa:

Shto Koment