Sport

VIDEO/ “Na sill Messin”, tifozët e Napolit shfrenojnë fantazinë, shikoni reagimin e presidentit De Laurentis

Presidenti i klubit Aurelio De Laurentiis ishte në Castel di Sangro, numri një i klubit kaloi aty pranë dhe një pjesë e tifozëve të Napolit u grumbulluan dhe i bënë kërkesa specifike
Featured image of article: VIDEO/ “Na sill Messin”, tifozët e Napolit shfrenojnë fantazinë, shikoni reagimin e presidentit De Laurentis Aurelio De Laurentis

NAPOLI-Lajmi për largimin e Messit nga Barcelona ka nxitur imagjinatën e të gjithë tifozëve, të gjithë skuadrat e duan argjentinasin në klubin e tyre. Edhe në Napoli, tifozët nuk fshihen. Presidenti i klubit Aurelio De Laurentiis ishte në Castel di Sangro, numri një i klubit kaloi aty pranë dhe një pjesë e tifozëve të Napolit u grumbulluan dhe i bënë kërkesa specifike:

“Blini Boga-n!”, Ndërsa disa të tjerë në përpjekje për të bërë të pamundurën brohoritën fort: “Na sillni Messin!”. De Laurentiis reagoi ndaj këtyre kërkesave nga tifozët me një buzëqeshje, presidenti nuk bëri ndonjë deklaratë të veçantë në lidhje me kërkesat e tifozëve.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

E.Ç (Dosja.al)

 

 

Shto Koment