Virale

VIDEO/ “Mos pi cigare, vi kamerë aty”, Safet Gjici trash zërin dhe nxehet me vartësin: Filmoni vandalët, kush e hoqi pllakën tek kjo çezma këtu, do t’ja rregullojmë mirë kur ta gjejmë, ju rrini vërdallë…

Por teatri s'përfundoi këtu. Duke e vetë-filmuar dialogun, Gjici trash zërin dhe i kërkon vartësit të heqë dorë nga cigarja dhe të gjejë dëmtuesin.

KUKES- Kryetari i Bashkisë Kukës, Safet Gjici është i kudogjendur për qytetin. Teksa ka dalë sot për të parë nga afër inspektimet e punimeve, Gjici ka parë se pllaka e një çezme paskësh qenë e thyer deri në momentin që syri i tij e kapi. Por teatri s’përfundoi këtu.

Duke e vetëfilmuar dialogun, Gjici trash zërin dhe i kërkon vartësit të heqë dorë nga cigarja dhe të gjejë dëmtuesin. Më tej, ai sugjeroi që të vihej edhe një kamerë tek çezma që të xhironte dhe të filmonte “vandalët”.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Po kush i thy kto xhama mër vlla? Ta kapim atë. Ku shkoi ky më? Merru me kët pun ti, mos pi cigare o zotrri, merru ma gjej kush i thy këto. Ça më rrini. Merruni, ça më rrini. Gjynah, e ka bërë ai tjetri, ka bërë investimin për mrekulli të zotit, duhet me e falenderu atë njeri që e ka bo kët investim, ju rrini vërdallë, nuk e kapni personin kush e dëmton. Hajde merrni dhe kte t kamerave të bashkisë, të vejmë një kamer atje, dhe t’ja rregullojmë mirë kush e ka thy” – u shpreh Gjici.

Për më shumë ndiqni videon:

(F.g/dosja.al)

Shto Koment