Politike

VIDEO/ “Mos ma drejto mua automatikun!”, Rama frikëson fëmijën në Krujë, e bën për të qarë dhe i kërkon falje, i vogli i rri turivarur, kryeministri: Qenke lule mos prek

I shoqëruar nga deputetja Eglantina Gjermeni dhe biznesmeni Behgjet Pacolli që u vetëofrua të dhuronte 1.5 milionë euro për të prekurit nga tërmeti, Rama ka vizituar familjet e strehuara provizorisht në ambjentet e shkollës “NR.4” në Krujë.

KRUJË– Kryeministri Edi Rama ka vizituar sot Krujën dhe familjet e mbledhura në Thumanë, të cilat mbetën të pastreha pasi tërmeti u prishi shtëpitë.

I shoqëruar nga deputetja Eglantina Gjermeni dhe biznesmeni Behgjet Pacolli që u vetëofrua të dhuronte 1.5 milionë euro për të prekurit nga tërmeti, Rama ka vizituar familjet e strehuara provizorisht në ambjentet e shkollës “NR.4” në Krujë.

Sapo është futur në sallën e palestrës, kryeministri është ulur me gratë dhe ka nisur të diskutojë për dëmet e shkaktuara në banesa. Të pranishëm ishin edhe kryebashkiaku i Krujës Artur Bushi dhe deputeti Rrahman Rraja.

Por kryeministrit ia ka tërhequr vëmendjen një fëmijë që mbante në duar një automatik lodër. Rama i tërheq vëmendjen për lodrën, por djali i vogël largohet duke qarë.

Pjesë nga biseda

Rama: Mos ma drejto mua automatikun, ç’e ke atë automatic

Djali: Është lodër…

Rama: Ç’a lodre mer, si më drejton mua automatikun

Gratë: Është Bujari vogël ore, e ka lodër

Rama: Hajde këtu me mua hajde…!

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Por djali i vogël ikën duke qarë pasi u tremb nga të bërtiturat e kryeministrit.

Rama: Hajde more këtu, hajde! Hajde te shoku jot…

Gratë: U prek, në nga Kruja jemi të ndjeshëm. U mërzit djali.

Rama: Hajde more këtu! Të mërzita? Më fal! Më fal pra tani…

Me kokën ulur djali rri në prehrin e kryeministrit dhe siç duket mërzia s’I ka kaluar akoma. Rama fillon të flaës sërish për dëmtimet e shtëpive.

Bujari i vogël vijon të jetë i mërzitur dhe largohet nga prehri i kryeministrit. Ai mbështetet në kraharorin e Gjermenit.

Rama: Çfarë qenka ky kështu? Qenka lule mos prek…

Kryeministri Edi Rama ditët e fundit ka vizituar shumë familje të prekur nga tërmeti. Sot ishte në Krujë dhe u diskutua për nisjen e proçesit të ndërtimit të shtëpive që u shembën në Thumanë.

51 persona të vdekur, 913 të plagosur dhe 47 të shpëtuar, ky është bilanci i tërmetit. Toka vijon të dridhet. Tashmë ka nisur puna për idenftifikimin e dëmeve dhe paralelisht po mblidhen fonde.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment