Sport

VIDEO/ Moratta vendos ndeshjen në Kiev, Pirlo e nis me fitore aventurën Champions League

Juventus godet në ndeshjen e parë të Champions League kundër Dynamo Kiev
Featured image of article: VIDEO/ Moratta vendos ndeshjen në Kiev, Pirlo e nis me fitore aventurën Champions League Juventus

UKRAINË– Juventus godet në ndeshjen e parë të Champions League kundër Dynamo Kiev. Bardhezinjtë fitojnë 2-0 falë dy golave të Alvaro Moratta-s. Sfida nuk nisi aspak mirë në Kiev, pasi që në minutën e 18’ Giorgio Chiellini ndjeu një shqetësim muskulor dhe u detyrua të lërë fushën e lojës, ndërsa shkalla e dëmtimit të kapitenit pritet të mësohet vetëm në dy ditët e ardhshme.

 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Më pas pati vend edhe për Paulo Dybalën që u aktivizua në vend të suedezit në minutën e 56’, ndërsa pak para vërshëllimës finale, Morata shënoi edhe golin e dytë, pas një krosimi të Cuadrados nga krahu.

E.Ç (Dosja.al)

Shto Koment