Aktualitet

VIDEO-MOMENTI/ Degjeneron në dhunë protesta e aktivistëve në Sheshin Skënderbej, policia i shtron përtokë, disa “përpëliten” për rezistencë

Protestuesit nuk kanë pranuar, dhe tri prej tyre janë shoqëruar për veprime të mëtejshme në Drejtorinë e Policisë në Tiranë.
Featured image of article: VIDEO-MOMENTI/ Degjeneron në dhunë protesta e aktivistëve në Sheshin Skënderbej, policia i shtron përtokë, disa “përpëliten” për rezistencë

TIRANE- Këto janë pamjet e momentit të shoqërimit të disa aktivistëve të shoqërisë Civile që kishin organizuar një protestë kundër karantinës ditën e sotme në Sheshin Skënderbej.

Fax News ka transmetuar protestën, ku shihen momentet kur Policia iu bën thirrje që të shpërndahen. Protestuesit nuk kanë pranuar, dhe tri prej tyre janë shoqëruar për veprime të mëtejshme në Drejtorinë e Policisë në Tiranë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Disa prej tyre kanë tentuar që të bëjnë rezistencë duke u shtrirë edhe përtokë, por uniformat blu i kanë tërhequr zvarrë duke i futur në makinat e Policisë.

Kjo është protesta e parë e organizuar në Shqipëri dy muaj pasi vendi ndodhet në karantinë totale. Protestuesit kanë kërkuar heqjen e karantinës dhe hapjen e bizneseve për të vijuar jetën normalisht, pasi siç tha edhe njëri prej tyre, rregullat po vendosen nga “Despoti Edi Rama”.

(f.g/dosja.al)

Shto Koment