Aktualitet

VIDEO/ Momenti kur Veliaj merr çmimin në Barcelonë, emri Fusha shpk nuk është askund

Në projektor shfaqet vetëm Bashkia Tiranë dhe projektuesi i sheshit Skënderbej 51N4E. Pra sipas Centre de Cultura Contemporania de Barcelona, organizata që dha dhe çmimin, Fusha shpk nuk ekziston Fare.

TIRANË- Bashkia e Tiranës kur mori çminin për sheshin Skënderbej, si hapësiria më e mirë në vitin 2018, e shiti si sukses të saj. Por pak ditë më parë, pasi bërjes publike të disa faturave ku Shkëlqim Fusha i kishte paguar hotelin dhe Arbian Maznikut, Bashkia Tiranë është shprehur se fitues është dhe projektueis dhe zbatuesi, pra kompania 51N4E dhe Fusha shpk.

Por skandai nuk qëndron këtu, por në pagesën që ësthë bërë Maznikut nga një privat, kur udhëtimi ka qenë i organizuar nga një organziatë e huaj dhe e ftuar ka qenë Bashkia Tiranë. Bashkia për këtë gjë u mbrojtë duke thënë se Fusha shpk ishte e ftuar në këtë organizim, pasi ajo është një nga fitueset e çmimit.

Por dhe kjo alibi duket se ka rënë poshtë. Nëse shihni videon më poshtë që publikon Dosja.al, Fusha shpk nuk është askund.

Në projektor shfaqet vetëm Bashkia Tiranë dhe projektuesi i sheshit Skënderbej 51N4E. Pra sipas Centre de Cultura Contemporania de Barcelona, organizata që dha dhe çmimin, Fusha shpk nuk ekziston Fare.

Kjo do të thotë se alibia e Bashkisë për dhuratën nga Fusha nuk qëndron, pasi faktet flasin kundër saj.

Shto Koment