Politike

VIDEO-MOMENTI/ “Bëjeni vetë emisionin pra”, Endri Shabani braktis studion e “Open”, Vasili: Është i lirë të bëjë ç’të dojë

Teksa fliste për programin e tij elektroral për zgjedhjet e 25 prillit, moderatorja Eni Vasili i preu fjalën pasi Shabani po akuzont edhe mediat, për humbjen e partive të reja.
Featured image of article: VIDEO-MOMENTI/ “Bëjeni vetë emisionin pra”, Endri Shabani braktis studion e “Open”, Vasili: Është i lirë të bëjë ç’të dojë

TIRANË– Endri Shabani i “Nismës Thurje” është ngritur dhe ka braktisur studion e emisionit “Open”. Teksa fliste për programin e tij elektroral për zgjedhjet e 25 prillit, moderatorja Eni Vasili i preu fjalën pasi Shabani po akuzont edhe mediat, për humbjen e partive të reja.

Vasili i tha se nuk do ia bënte ai programin emisionit të saj dhe në këtë moment, Shabani hoqi mikrofonin dhe u largua nga studioja.

Pjesë nga biseda:

Eni Vasili: Po pse ti do ma bësh programin e emisionit mua?

Endri Shabani: Po mirë bëjeni vetë emisionin pra.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Eni Vasili: Po mirë, si të dëshirosh.

Endri Shabani heq mikrofonin dhe largohet.

Besart Kadia: Po largohet dhe Shabani.

Eni Vasili: Është i lirë, të bëjë ç’të dojë. 

(f.m/dosja.al)

Një Koment në “VIDEO-MOMENTI/ “Bëjeni vetë emisionin pra”, Endri Shabani braktis studion e “Open”, Vasili: Është i lirë të bëjë ç’të dojë

  1. Bravo, keshtu duhet bere me keta pseudoanaliste, qe helmojne zemrat dhe mendjet e njerezve cdo nate. Keta jane pjese e sistemit kriminal te Edi Rames. Bojkot, revolte, refuzim, deri sa t’ju tregoni fytyren e vertete Eni Vasilit, Sokol Balles, Blendi Fevziut, Dritan Hiles etc…..
    Vetting edhe per gazetaret!

Shto Koment