Sport

VIDEO/ Milan vazhdon arratinë me Castillejo dhe Kessie, Sampdoria bie në “Marassi”

Milan fiton ndaj Sampdorias me shifrat 2-1 dhe fillon arratisjen në krye të kampionatit, me 5 pikë ndaj Interit të vendit të dytë dhe 6 ndaj Juventusit
Featured image of article: VIDEO/ Milan vazhdon arratinë me Castillejo dhe Kessie, Sampdoria bie në “Marassi” Milan

ITALI-Në javën e 10-të të Serisë A, Milan fiton ndaj Sampdorias me shifrat 2-1 dhe fillon arratisjen në krye të kampionatit, me 5 pikë ndaj Interit të vendit të dytë dhe 6 ndaj Juventusit. Franck Kessie me një 11-metërsh të fituar pas një topi të prekur me dorë, arriti të kalonte Milanin në avantazh në minutat e fundit të pjesës së parë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Fraksioni i dytë nisi me një shtyllë të Tonalit, ndërsa Milani arriti të dyfishonte shifrat në minutën e 77-të me Samu Castillejon që kishte hyrë në fushë nga stoli. Por pas vetëm 5 minutash Sampdoria gjeti golin e parë duke rihapur takimin me Ekdal, gjithsesi deri në fund shifrat nuk ndryshuan më me kuqezinjtë që u ngjitën në kuotën e 26 pikëve.

E.Ç (Dosja.al)

Etiketa:

Shto Koment