Sport

VIDEO/ Milan, periudha post-Covid i ka bërë mirë, as Napoli i Gattusos nuk thyen dot kuqezinjtë

Ndërkohë, pas 32 javësh Milani mban vendin e 7 me 50 pikë ndërsa Napoli në vendin e 6 me 52 pikë
Featured image of article: VIDEO/ Milan, periudha post-Covid i ka bërë mirë, as Napoli i Gattusos nuk thyen dot kuqezinjtë Foto nga ndeshja Napoli-Milan
Përditësuar:

NAPOLI-Napoli dhe Milan kanë ndarë nga një pikë në ndeshjen që u zhvillua në “San Paolo”. Takimi përfunduar në 2-2 sigurisht që ka lënë të kënaqur kuqezinjtë që tani shpresojnë për për të arritur Europa League.Kuqezinjtë e nisën mirë takimin teksa shënuan të parët në minutën 20 me Hernandez, por vendazit barazuan me Di Lorenzon pak minuta më parë duke e mbyllur pjesën e parë 1-1.

Në të dytën Napoli kaloi në epërsi me Mertenes në minutën e 60 por 13 minuta më pas Milani nuk dorëzohet dhe barazon me 11-m me Kessie.Kuqezinjtë e mbyllën me një lojtar më pak pasi në minutat e fundit Saelemaekers u ndëshkua me të kuq pas dy kartonave të verdhë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ndërkohë, pas 32 javësh Milani mban vendin e 7 me 50 pikë ndërsa Napoli në vendin e 6 me 52 pikë.

E.Ç (Dosja.al)

Shto Koment