Sport

VIDEO/ Milan, fitues edhe në Europë, kuqezinjtë konfirmojnë momentin e mirë edhe kundër Celtic, ja rezultatet e ndeshjeve të tjera

Milan nuk ndalet edhe në Europë. Kuqezinjtë fitojnë në debutim me shifrat 1-3 përballë Celtic në Glasgow
Featured image of article: VIDEO/ Milan, fitues edhe në Europë, kuqezinjtë konfirmojnë momentin e mirë edhe kundër Celtic, ja rezultatet e ndeshjeve të tjera Milan

ITALI– Milan nuk ndalet edhe në Europë. Kuqezinjtë fitojnë në debutim me shifrat 1-3 përballë Celtic në Glasgow. Ekipi Piolit ia doli të mbyllë pjesën e parë me dy gola avantazh Rade Krunic që zhbllokoi sfidën në minutën e 14’, me një gjuajtje të saktë me kokë, ndërsa në të 42-ën ishte spanjolli Brahim Diaz që shënoi një gol mjaft të bukur duke dyfishuar shifrat.

Celtic u përpoq të rihapë takimin me Elyounoussi, duke bërë që minutat e fundit të sfidës të jenë mjaft të luftuara, por në minutat shtesë ishte talenti norvegjez Hauge që shënoi golin e parë të tij me fanellën e Milanit e të tretin për kuqezinjtë duke vulosur suksesin.

Fitoi pa problem Tottenhami, që mposhti me rezultatin e pastër 3-0 austriakët e Lask Linz, në një sfidë ku startoi si titullar edhe uellsiani Gareth Bale.Braziliani Lucas zhbllokoi sfidën, ndërsa më pas ishte Andrade që shënoi një autogol, pas një topi të hedhur në zonë nga Bale.Rezultatin për “Spurs”-at e vulosi koreano-jugori Hueng Min Son, i cili erdhi nga pankina dhe dërgoi topin për herë të tretë në rrjetë, ndërsa me këtë sukses Tottenhami merr përkohësisht kryesimin e grupit.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Edhe skuadra tjetër angleze, Leicester ia doli të marrë një fitore me rezultatin e pastër 3-0 ndaj ukrainasve të Zoryas.

E.Ç (Dosja.al)

Shto Koment