Sport

VIDEO/ Milan e kthen në festë barazimin ndaj Veronës, Ibrahimovic “engjëll dhe djall”

Në “San Siro”, kuqezinjë nuk shkuan më shumë se një 2-2 përballë Veronës, në një ndeshje ku iu desh të rikuperonte disavantazhin e dyfishtë të miqëve
Featured image of article: VIDEO/ Milan e kthen në festë barazimin ndaj Veronës, Ibrahimovic “engjëll dhe djall” Milan
Përditësuar:

MILANO– Milan duhej me patjetër të fitonte sot ndaj Veronës duke parë që Juventus dhe Inter u ndalën këtë fundjavë. Në “San Siro”, kuqezinjë nuk shkuan më shumë se një 2-2 përballë Veronës, në një ndeshje ku iu desh të rikuperonte disavantazhin e dyfishtë të miqëve. Në minutën e 6-të për miqtë shënoi Barak pas një rrëmuje në zonë.

Në minutën e 19’ ishte sulmuesi Zaccagni që gjuajti bukur nga jashtë zonës dhe topi përfundoi në përfundoi në rrjetë falë edhe një devijimi të mbrojtësit Calabria, i cili nxori jashtë loje portierin Donnarumma. Kuqezinjtë rihapin takimin në minutën e 27’, kur pas një aksioni të shpejtë, ishte Kessie që shënoi për kuqezinjtë.

Në minutën e 65-të Milan kishte mundësinë më të mirë për të rikthyer baraspeshën, pasi Lovato shkaktoi një penallti në dëm të Kessie, por gjiganti suedez gaboi nga pika e 11 metrave, duke e dërguar topin mbi traversën e portës së Silvestrit.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Në minutën e fundit të kohës së rregullt, Calabria shënoi golin e barazimit, por edhe këtë herë arbitri Guida e anuloi me ndihmën e VAR-it, pasi topi ishte ulur me dorë nga ana e Zlatan Ibrahimovic. Megjithatë në minutën e 93-të sulmuesi suedez provoi sërish reflekset e Silvestrit, ndërsa më pas në vijim të aksionit, arriti të shënojë me kokë.

E.Ç (Dosja.al)

Etiketa:

Shto Koment