
EUROPË– Milan vazhdon momentin e mirë që po kalon edhe në Europë. Kuqezinjtë arritën të fitonin ndaj Spartës së Pragës me shifrat 3-0. Goli i parë erdhi në minutën e 24-të nga Diaz, pas topit të dhënë nga Ibrahimovic. Në të 36-tën sulmuesi veteran, më i spikaturi te kuqezinjtë në këtë fillim sezoni, fitoi një 11-metërsh që nuk arriti ta shndërronte në gol, pasi goditi traversën.
Pioli e la në stol në pushimin mes pjesëve, duke aktivizuar Leaon dhe ishte pikërisht portugezi autori i golit të dytë të “Djallit” në minutën e 57-të. 10 minuta më vonë Dalot shënoi golin e 3-0 dhe të fundit të takimit, me Milanin që siguroi fitoren e dytë në po kaq ndeshje në Grupin H.
Befasinë më të madhe të mbrëmjes e bëri skuadra belge Antwerp, që mposhti 1-0 Tottenhamin e Mourinhos me gol të Refaelof në minutën e 29-të.
Rezultatet e tjera në Europa League
AEK – Leicester 1-2
Antëerp – Tottenham 1-0
CSKA Moskë – D. Zagreb 0-0
Feyenoord – Wolfsberger AC 1-4
FK Crvena Zvezda – Liberec 5-1
FK Zorya Luhansk – Braga 0-2
Gent – Hoffenheim 1-4
LASK – Ludogorets 4-3
Lille – Celtic 2-2
Qarabag – Villarreal 1-2
Sivasspor – Maccabi Tel Aviv 1-2
E.Ç (Dosja.al)