Politike

Video-mesazhi i Mziut, Rama nxjerr me foto kandidatin demokrat: Ja ku e keni fytyrën e tij, kërkoi falje nga frika, e nxorrën ata që i mbushën ato që s’thuhet

VIDEO
I ndodhur në Durrës, Rama tha se Mziu kërkoi falje pasi e urdhëruarn që të bënte atë gjë, por jo se ishte penduar vërtet për thirrjet për dhunë.
Featured image of article: Video-mesazhi i Mziut, Rama nxjerr me foto kandidatin demokrat: Ja ku e keni fytyrën e tij, kërkoi falje nga frika, e nxorrën ata që i mbushën ato që s’thuhet Edi Rama

DURRËS– Kryeministri Edi Rama ka komentuar sërish deklaratën e kandidatit për deputet Xhella Mziu, i cili më pas kërkoi falje.

I ndodhur në Durrës, Rama tha se Mziu kërkoi falje pasi e urdhëruarn që të bënte atë gjë, por jo se ishte penduar vërtet për thirrjet për dhunë.


“Sot patë një fytyrë të errët të dalë nga zhgafallat e ferrës, një fytyrë që duket sikur prej shekujsh e kanë harruar mes nesh. Ky u tha disa njerëzve që ishin mbledhur aty që mjaftonte një telefonatë dhe ky bashkë me grupin e tij do shkonin në vendin nga ku vinte telefonata dhe do bënin atë që bënë në Elbasan. Pastaj kërkoi falje, falja e tij nuk i duhet dreqit jo shqiptarëve. Falja e tij ka një problem shumë të madh sepse ndërkohë që kërkon falje nga frika sepse ata që e kanë nxjerrë të kërkojë falje, i kanë mbushur ato që s’thuhet. Nuk kërkoi falje për atë që ndodhi në Elbasan,”- tha Rama.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

LAJM KRYESOR: Rama mbyll mitingun në Durrës, niset për në Vlorë: Votoni nr 12, lëreni numrin e djallit, komunistin e keni në Gjirin e Lalëzit. Meta të lërë rakinë

(f.m/dosja.al)

Shto Koment