Aktualitet

VIDEO/ S’kishin hapur ende pajën, brenda shtëpisë së çiftit që u helmua në Librazhd, me fjongo, lule dhe dekore dasme

Në fotot e publikuara nga Top-Channel, shihet se si në dyert e banesës ka ende fjongo zbukurimesh dhe në portën e madhe të shtëpisë ku jetonte çifti është ende shiriti i kuq.
Featured image of article: VIDEO/ S’kishin hapur ende pajën, brenda shtëpisë së çiftit që u helmua në Librazhd, me fjongo, lule dhe dekore dasme Paja dhe cifti nga Librazhdi

TIRANË– Rezarta dhe Olsi Hajdari, çifti që u helmuan në banesën e tyre në Librazhd nuk kishin hequr ende dekoret e dasmës nga banesa e tyre.

Në fotot e publikuara nga Top-Channel, shihet se si në dyert e banesës ka ende fjongo zbukurimesh dhe në portën e madhe të shtëpisë ku jetonte çifti është ende shiriti i kuq.

Brenda në dollape shihen pako të pahapura nga paja e Rezartës, që e kishte sjellë vetëm pesë ditë më parë në shtëpinë e bashkëshortit.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Olsi dhe Rezarta Hajdari u helmuan në shtëpinë e tyre në fshatyn Xhyrë të Librazhdit. 19-vjeçarja që vetëm pesë ditë më parë kishte veshur fustanin e bardhë u gjet pa shenja jete, ndërsa 27-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën në spitalin e Librazhdit.

Fillimisht u raportua si vetëhelmim, ndërsa pista tjetër ku kanë nisur hetimet është se mund t’i ketë helmuar dikush me fotoksinë.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment