Aktualitet

VIDEO/ Me dy fëmijë të vegjël, familja Lushi e kalon natën jashtë në mes të ftohtit: Përmbarimi na nxorri me forcë nga shtëpia, Bashkia s’na ofron asnjë ndihmë

E afërmja e kësaj familjeje ka dërguar një mesazh denoncues në redaksinë e “JOQ”, ku shprehet se sipas vendimit të Gjykatës, banesa i takon motrës së Alban Lushit, por sipas saj shtëpia është ndërtuar nga vetë kryefamiljari dhe Gjykata e Korçës ka dhënë një vendim të padrejtë.
Featured image of article: VIDEO/ Me dy fëmijë të vegjël, familja Lushi e kalon natën jashtë në mes të ftohtit: Përmbarimi na nxorri me forcë nga shtëpia, Bashkia s’na ofron asnjë ndihmë Femijet jashte

KORÇË– Familja Lushi në fshatin Poloskë në Devoll do ta kalojë natën jashtë në një çadër të sajuar nga vetë anëtarët e saj, pasi policia i ka nxjerrë jashtë banesës së tyre me kërkesë të zyrës Përmbarimore pas një vendimi të Gjykatës së Korçës.

E afërmja e kësaj familjeje ka dërguar një mesazh denoncues në redaksinë e “JOQ”, ku shprehet se sipas vendimit të Gjykatës, banesa i takon motrës së Alban Lushit, por sipas saj shtëpia është ndërtuar nga vetë kryefamiljari dhe Gjykata e Korçës ka dhënë një vendim të padrejtë.

Në videon e publikuar shihet teksa fokusohen fëmijët e mitur të ulur në një stol dhe teksa mbështillen me xhupat e tyre, nuk e fshehin dot të ftohtin që ndjejnë. Rreth vihet re gjithashtu një burrë që punon për të sistemuar një çadër për familje, teksa është ndezur edhe një zjarr.

Skandali/ Policia e Lleshit nxjerr familjen jashtë në mes të të ftohtit, e afërmja: Po flenë jashtë, janë edhe dy fëmijë on Vidnews.

Mesazhi i plotë:

Pershendetje JOQ! Ju lutem publikohen pak këtë vijon eshte ne devoll te bilishtit ne fshatin poloske si policia e shtetit dhe zyrsa E permbarimit Po e nxjer Këtë familje Alban lushi Jashtë pe shtepise Ju lutem pu blikoeni Sa më shpejt Kanë mbetur jashtë Ju faleminderit Ju lutem publikohen sa më shpejtë se është rast urgjent Joq ju lutem jeni e vetmja faqe qe mund ta bëni publike Ju lutem shume Se thone shtëpitë i ka e motra. Kur ai i ka bërë vete Dhe Tani e kanë nxjerë pe shtepise gjykata e korcesJu lutem Bëjeni publike Na ndihmoni Postojeni Vidjon Ta Shikoj ne te gjith Cfar qeverisje çfarë shteti kemi Gjykata e korçës policia e bilishtit dhe zyra e përmbarimit korrupsioni i math Kanë mbetur jasht është familja e Alban lushit Kanë dhe 2 femije. Jane jashte ne te ftohte me mushama , po rrine ne cader. I nxorren sot ne darke. Ju lutem publikojeni. Faleminderit.

(f.m/dosja.al)

 

Shto Koment