Aktualitet

VIDEO me DRON, situata në Kakavijë bëhet alarmante. Vargu i makinave shtohet, qytetarët nisen në këmbë drejt Greqisë

Siç shihet dhe nga pamjet, qytetarët presin jashtë makinave e mundohen të gjejnë ndonjë hije, për t’i shpëtuar dielli përvëlues.

KAKAVIJË- Dosja.al ka siguruar sot një video ekskluzive me dron, që shihet qartë radha e makinave në Kakavijë.

Situata duket alarmante, pasi radha e makinave ka arritur sot deri në 20 kilometra. Siç shihet dhe nga pamjet, qytetarët presin jashtë makinave e mundohen të gjejnë ndonjë hije, për t’i shpëtuar dielli përvëlues.


Ndërkohë të tjerë qytetarë me çantë në krahë janë nisur në këmbë drejt kufirit, pasi shprehen se nuk mund të presin më në këtë situatë. Pamjet me dron tregojnë qartë se situata është alarmante dhe radha e makinave vetëm shtohet.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Video është filmuar në një kohë kur situata është bërë alarmante. Sot mësohet se vargu i makinave ka arritur deri në Jorgucat, në një distance rreth 20 kilometra që nga pika kufitare. Ndërkohë nuk ka asnjë reagim si nga pala greke e as nga ajo shqiptare. 

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment