Aktualitet

Video/ Me bluzë festive, Flamur Golemi ndez pemën e krishtlindjes në mes të Gjirokastrës, shpërndan dhurata për fëmijët

Mes ritmeve të muzikës festive dhe i shoqëruar nga një person i maskuar si Babagjysh, Golemi ka marrë fëmijë në krahë, për të cilët ka ndarë edhe dhurata të ndryshme.

GJIROKASTËR– Flamur Golemi, kryebashkiaku i Gjirokastrës ka ndezur mbrëmjen e sotme pemën e Krishtlindjes në këtë qytet.

Në videot e siguruara nga Dosja.al, Golemi shihet i veshur me bluzë me motive festive, gjë e përdorur më parë edhe nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.

Mes ritmeve të muzikës festive dhe i shoqëruar nga një person i maskuar si Babagjysh, Golemi ka marrë fëmijë në krahë, për të cilët ka ndarë edhe dhurata të ndryshme.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Duke thirrur emrat e fëmijëve një nga një, vogëlushët e Gjirokastrës kanë marrë pako simbolike nga kryebashkiaku, nën dritat festive.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment