Bota

VIDEO/ Me armë në duar e duke thirrur “Allahu Ekber”, persona të armatosur rrëmbejnë qindra student nga një shkollë në Nigeri

Sipas DailyMail, sekretari i qeverisë në Nigeri, Ibrahim Matane ka konfirmuar se disa persona të veshur me uniforma ushtarake kishin sulmuar shkollën dhe kishin mbytur rojet e sigurisë për të rrëmbyer fëmijët, madje kanë qëlluar për vdekje njërin prej tyre.
Featured image of article: VIDEO/ Me armë në duar e duke thirrur “Allahu Ekber”, persona të armatosur rrëmbejnë qindra student nga një shkollë në Nigeri Pamje nga rrëmbimi

NIGERI-Disa persona të armatosur ditën e djeshme kanë rrëmbyer qindra student në  Kolegjin Shkencor të Qeverisë rreth orës 3 të mëngjesit me kohën lokale në Kagara, shtet i Nigerisë.

Sipas DailyMail, sekretari i qeverisë në Nigeri, Ibrahim Matane ka konfirmuar se disa persona të veshur me uniforma ushtarake kishin sulmuar shkollën dhe kishin mbytur rojet e sigurisë për të rrëmbyer fëmijët, madje kanë qëlluar për vdekje njërin prej tyre.

Në pamjet e bëra publike, shihet banda e armatosur teksa qëllon me armë në ajër, duke thirrur “Allahu Ekber”(Allahu është një) dhe fëmijët që bërtasin.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

VIDEO E PLOTË:

Asnjë grup nuk ka marrë ende përgjegjësinë për rrëmbimin në shkollë, e cila vjen dy muaj pasi terroristi islamik Boko Haram rrëmbeu më shumë se 300 djem nga një shkollë me konvikt në shtetin Katsina.

(k.a/dosja.al)

Shto Koment