Sport

Video/ Milano është kuqezi, vendos Ibrahimoviç

Ibrahimoviç shënon dy herë për kuqezinjtë, Lukaku ngushton diferencën në 2-1
Featured image of article: Video/ Milano është kuqezi, vendos Ibrahimoviç
Përditësuar:

ITALI – Ashtu siç parashikohej, ka qenë spektakolar që në fillim derbi i Madonninës, mes Interit dhe Milanit. Kuqezinjtë të udhëhequr nga Ibrahimoviç, kryesojnë 45 minutat me shifrat 2-1. Në fillim me një penallti dhe më pas me aksion pas asistit të Leaos, Zllatan Ibrahimoviç ka arritur të çojë në dhomat e zhveshjes kuqezinjtë në avantazh.

Nga krahu tjetër nuk ka munguar edhe reagimi zikaltër, por presionet e shumta janë konkretizuar me vetëm një gol, atë të Lukakut. Edhe pjesa e dytë u zhvillua me ritëm të lartë nga të dyja kuadrat, por ishte e pamundur që shifrat e takimit te ndryshonin. Gjithçka mbyllet me shifrat e pjesës së parë, duke i dhënë mundësinë Milanit të fitojë një derbi pas 4 vitesh. Kuqezinjtë janë me 12 pikë të plota pas katër javësh në krye të Serisë A.

Inter (3-4-1-2): Handanoviç; D’Ambrosio, De Vraj, Kolarov; Hakimi, Vidal, Brozoviç, Perishiç; Barela; Lautaro Martinez, Lukaku. Trajner: A. Konte

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Milan (4-2-3-1): Donaruma; Kalabria, Kjaer, Romanjoli, Teo Hernandez; Kesi, Benaser; Selemakers, Çalhanollu, Leao; Ibrahimoviç. Trajner: S. Pioli.

Shënues: Lukaku 29’/Ibrahimoviç 13′, 16′

B.T (Dosja.al)

Shto Koment