Aktualitet

VIDEO/ Mbetjet bllokojnë kanalet, fshati në Lushnje mbetet pa vaditje

Ata shprehen se kjo situatë ndodh çdo vit sa herë qe fillon vaditja dhe kanali mbushet me ujë.
Featured image of article: VIDEO/ Mbetjet bllokojnë kanalet, fshati në Lushnje mbetet pa vaditje Kanali

LUSHNJE- Hedhja e mbetjeve plastike vend e pa vend vazhdon te mbetet një problem shqetësuese ne gjithë vendin. Ndotja qe krijohet nga këto mbetje është e madhe, ashtu siç edhe duket ne kanalin e Bishqethemit ne Lushnje, i mbushur me qese plasmasi e bidona plastike duke e bllokuar tërësisht atë.

Me te prekurit nga kjo situatë janë banorët qe kanë banesat e tyre përgjatë këtij kanali. Ata shprehen se kjo situatë ndodh çdo vit sa herë qe fillon vaditja dhe kanali mbushet me ujë. Sipas tyre këto mbeturina përfundojnë këtu, por zanafillën e kanë nga fshatrat e Krutjes ku banorët i hedhin ne kanal e më pas uji i i nxjerrë ne këtë pikë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Bashkë me mbetjet plastike, banorët thonë se uji i kanalit sjell kafshë te ngordhura, duke rrezikuar te kthehet ne nje vatër infeksioni tashmë qe stina e verës ka nisur.
Edhe pse kjo situatë është e përsëritur shpesh herë nuk ka marrë zgjidhje per banorët.

(Marrë nga Top Channel)

Shto Koment