Sport

VIDEO/ Manchester United “flaket” jashtë nga Championsi, Chelsea dhe Sevilla luajnë me kundërshtarët si në seancë stërvitore

Surprizën e vërtetë në këtë të martë e bëri Leipzig në Grupin H që eliminoi nga Championsi, anglezët e Manchester United
Featured image of article: VIDEO/ Manchester United “flaket” jashtë nga Championsi, Chelsea dhe Sevilla luajnë me kundërshtarët si në seancë stërvitore Manchester United

EUROPË-Surprizën e vërtetë në këtë të martë e bëri Leipzig në Grupin H që eliminoi nga Championsi, anglezët e Manchester United. Skuadra e Nagelsmann triumfoi 3-2 në shtëpi ndaj Djajëve të Kuq, një pjesë e parë që foli për gjermanët të cilët shënuan dy herë me Angelinon në minutën e 2-të dhe Haidara në të 13-tën.

Ndërsa në pjesën e dytë gjermanët trefishuan shifrat me anë të Kluivert, ndërsa United kishte nevojë për një barazim për të kaluar në fazën tjetër por u zgjua vetëm pas minutës së 80-të. Dy gola të shpejtë të Bruno Fernandes dhe Paul Pogba në minutat e 80 dhe 82-të, nuk mjaftuan pavarsisht përpjekjeve deri në fund.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Në grupin E ku llogaritë ishin zgjidhur më parë barazim 1-1 mes Chelseat dhe Krasnodar ndërkohë që Sevilla triumfoi 1-3 në transfertën franceze ndaj Rennes sfidë ku spikati El Nesyri me dy gola.

E.Ç (Dosja.al)

Shto Koment