Sport

VIDEO/Manchester United arrin Champions League-n në “finish”, ja verdiktet e kampionatit anglez

Në fakt, skuadra e Ole Gunnar Solskjaer e mbylli kampionatin në vendin e tretë me 66 pikë, aq sa Chelsea, por me golaverazh më të mirë
Featured image of article: VIDEO/Manchester United arrin Champions League-n në “finish”, ja verdiktet e kampionatit anglez Manchester United

ANGLI-Manchester United rikthehet në Champions League. “Djajtë e Kuq” siguruan pjesëmarrjen në kompeticionin më të rëndësishëm për klube në javën përmbyllëse të Premier League-s, pas fitores 0-2 në “King Poëer Stadiumit” ndaj Leicester City-t, që ishte rivali i drejtpërdrejtë për vendin e katërt. Në fakt, skuadra e Ole Gunnar Solskjaer e mbylli kampionatin në vendin e tretë me 66 pikë, aq sa Chelsea, por me golaverazh më të mirë. Golin e parë të këtij takimi e shënoi Bruno Fernandes nga pika e bardhë e penalltisë ndërsa në shtesë një gafë e portierit Schmeichel i dha mundësinë Lingardit të mbyllte përfundimisht llogaritë.

Nuk i la asgjë rastësisë Chelsea, që iu imponua 2-0 Ëolves në “Stamford Bridge” me gola të Mason Mount dhe Oliver Giroud në fundin e pjesës së parë. I shpëton rënies nga kategoria Aston Villa, që barazoi 1-1 me Ëest Hamin, ndërsa Arsenali sanksionoi rënien e Ëatfordit, që e mposhti 3-2 në “Emirates”. Bournemouthit nuk i mjaftoi suksesi 1-3 në fushën e Evertonit për mbijetesë, ndërsa Tottenhami, me barazimin 1-1 në fushën e Crystal Palace siguroi pjesëmarrjen në Europa League sezonin e ardhshëm. E mbyllin me fitore Premier League-n dy kryesuesit, Liverpool dhe Manchester City. “The Reds” iu imponan 1-3 Neëcastle, ndërsa Citizens shktaërruan 5-0 Norëichin e vendit të fundit.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Për të konluduar, verdiktet përfundimtare të Premier League-s janë këto: Liverpooli (kampion), Manchester City, Manchester United dhe Chelsea në Champions, Leicester City dhe Tottenhami në Europa League, ndërsa Norëichi, Ëatfrodi dhe Bournemouthi bien në Championship.

E.Ç (Dosja.al)

Shto Koment