Sport

VIDEO / Manchester City siguron shërbimet e “Nejmarit” të ri, Kaiki…

Për 17-vjeçarin e ri të talentuar brazilian, “Cityzen” do të derdhin në kasafortën e Fluminenses shifrën e 9 milionë eurove
Featured image of article: VIDEO / Manchester City siguron shërbimet e “Nejmarit” të ri, Kaiki…

ANGLI – Kryesuesit e Premier League, Manchester City ka siguruar shërbimet e talentit brazilian, Kaiki. Lajmi është zyrtarizuar nga vetë klubi britanik, i cili në rrjetet sociale njofton se ka arritur marrëveshjen me Fluminesen për shifrën e 9 milionë eurove.

Kaiki është vetëm 17 vjeç dhe cilësohet si një “Nejmar i ri” në Brazil, edhe për faktin se i riu është mëngjerash. “Kaiki është një lojtar që shquhet shumë për cilësinë e tij teknike, veçanërisht me kundërshtarin e tij kur janë përballë dhe gjithashtu është lojtar cilësor para portës”,- do të shprehej Guilermo Torres, trajneri i moshave të Flumineses.

Talenti brazilian 17-vjeçar do të bëhet pjesë e skuadrës së Guardiolës në verën e këtij viti sapo të mbarojë kampionati. Sipas specialistëve, pritet që në skenat e futbollit europian të shpërthejë një yll i ri nga vendi i “sambas”.

B.T (Dosja.al)

Shto Koment