
GJERMANI-Inter mund Borussia Moenchengladbach 3-2 në raundin e 5-të të Grupit B të Ligës së Kampionëve dhe mban gjallë shpresat për t’u kualifikuar në raundin e 16-të. Në një ndeshje emocionuese ishin zikaltërit që kaluan në avantazh me anë të Darmian në minutën e 17-të, ndërsa vetëm pak para përfundimit të pjesës së parë gjermanët barazuan me Plea. Në pjesën e dytë Interit I duhej me patjetër fitorja dhe Lukaku ngjitet në skenë me dy golat e tij, fillimisht në minutën e 64-të dhe në 73-tën.
Kur u mendua se gjithçka u mbyll, Borussia Moenchengladbach ringjallet dhe ishte përsëri Plea që në minutën e 76-të shkurtoi diferencat, ndërsa sulmuesi francez u rikthye në makth pasi barazoi shifrat, por ishte VAR që i anullloi golin. Gjithçka do të vendoset brenda një jave në përplasjen në distancë të dyfishtë Inter-Shakhtar dhe Real-Borussia.
E.Ç (Dosja.al)